Spasovski: Për pak kohë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia

Spasovski: Për pak kohë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 10:51
Oliver Spasovski

Nënkryetari LSDM-së, Oliver Spasovski në fushatën e partisë së tij ‘Në rrugë të drejtë’ në Ohër tha se pjesa më e vështirë e këtyre dy viteve ishin bërja e kompromiseve, por fuqishëm shohim në të ardhmen.

“Për pak kohë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do t’i përmbyllim të gjitha dilet rreth të ardhmes së shtetit. Sa i përket nisjes së bisedimeve me BE-në, bëmë gjithçka që mundeshim, në reforma dhe i plotësuam të gjitha kushtet, që u vërtetuan edhe nga të gjithë anëtarët e Këshillit Evropian”, tha Spasovski.

Sipas tij, nuk duhet të jemi të dëshpëruar për mosmarrjen e datës, por duhet të ndjehemi krenarë se kjo nuk ndodh për shkak Maqedonisë së Veriut por për shkak gjendjes në BE.

“Shpresoj se ky gabim historik do të rregullohet”, tha mes tjerash Spasovski.

Sipas tij, prioritetet kryesore të Qeverisë kanë qenë stabilizimi i shtetit dhe ta kthejë imazhin te faktori ndërkombëtar, por edhe të bëhet hap para për të realizuar interesat kombëtare përmes integrimeve euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat