Kur do të bëhet pagesa nga skanimi i llogarive fiskale përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’?

Maqedonia

Kur do të bëhet pagesa nga skanimi i llogarive fiskale përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’?

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 18:42
Ilustrim

Prej një deri 15 dhjetor pritet që rreth 3.5 milionë euro të përfundojnë në xhepat e qytetarëve që skanuan llogari fiskale këto gjashtë muaj.

Sipas autoriteteve, deri tani ka mbi 175.000 përdorues të aplikacionit ‘TVSH-ja ime’.

Pas pagesës në dhjetor, pagesa do të ndodhë çdo tre muaj, që do të thotë se pagesa e ardhshme do të ndodhë në shkurt për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor ndërsa në prill, ‘skanuesit’ do të marrin paratë për muajin janar, shkurt dhe mars.

Ndryshe, projketi ‘TVSH-ja ime’ nisi të zbatohet nga gushti i këtij muaji dhe sipas Qeverisë ndihmon ekonominë duke shndërruar qytetarët në inspektorë ndërsa opozita akuzon duke thënë se kjo masë është në favor të të pasurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat