Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Maqedonia

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Me vendim të KRRE-së, benzina Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për një denar, ndërsa Eurosuper BS-98 dhe Eurodizeli shtrenjtohen për gjysmë denari.

Sipas çmimores së re, një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 68.50 denarë, Eurosuper BS-98 do të shitet 70.50 denarë, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 62 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat