Ursula von der Leyen: Macron i hapi Rusisë derën e Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Ursula von der Leyen: Macron i hapi Rusisë derën e Ballkanit Perëndimor

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 19:35
Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se kryetari i Francës, Emmanuel Macron, Rusisë i hap derën e Ballkanit Perëndimor me bllokimin e hapjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Siç njoftoi gazeta britanike ‘Expres’, Von der Leyen në fjalim për 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur të gjitha kushtet që i ka kërkuar Evropa.

“Tani duhet ta mbajmë premtimin dhe të nisim bisedimet për anëtarësim”, tha Von der Leyen.

Ajo shtoi se nëse BE nuk hap perspektivën për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të ketë ndërhyrje nga shtetet si Kina, Rusia, Turqia apo Arabia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat