Angjushev paralajmëroi mbyllje të disa fakulteteve

Maqedonia

Angjushev paralajmëroi mbyllje të disa fakulteteve

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 21:50
Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma deklaroi se sistemi arsimor nuk i përgjigjet nevojave reale të ekonomisë.

“Është shqetësuese ajo që 90% e të rinjve shkojnë në fakultet dhe në të njëjtën kohë s’kemi punëtorë të kualifikuar”, tha Angjushev.

në pyetjen se çfarë do të ndodhë me licencat e fakulteteve, që janë në numër të madh në shtet, Angjushev tha se Qeveria e tashme nuk dha licenca për fakultete të reja.

:Ajo që kjo Qeveri bëri është se nuk dhamë licenca të reja për fakultete të reja” tha Angjushev duke thënë se licencat e vjetra do t’u skadojë afati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat