Pendarovski pritet nga presidenti francez, Emmanuel Macron

Maqedonia

Pendarovski pritet nga presidenti francez, Emmanuel Macron

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 22:27
Pamje nga takimi

Kryetari Stevo Perndarovski është takuar me kryetarin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

“Sonte kisha nderin të marrë pjesë në darkë, në vigjilje të Forumit Paqësor të Francës, bashkërisht me burrështetasit dhe pjesëmarrës të Forumit, në të cilin do të diskutojmë për nevojën e zgjedhjeve të përbashkëta për ballafaqimin me sfidat globale”, shkroi në ‘Facebook’, kryetari Stevo Pendarovski.

Ndryshe, presidenti Macron është njeriu që nuk dha dritë të gjelbër që Maqedonia e Veriut të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian.

Pendarovski gjatë ditës së nesërme do të ketë mundësi që drejtpërdrejtë nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negocimit me BE-në.

Pendarovski, krahas takimit me presidentin Macron, nesër do të ketë edhe fjalim në forum, ku do të marrin pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat