Mançevski: Nuk do të bllokohen punësimet për shkak të zgjedhjeve

Maqedonia

Mançevski: Nuk do të bllokohen punësimet për shkak të zgjedhjeve

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 14:46
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se punësimet i definojnë institucionet dhe jo Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

“Konkurse për punë po shpallen dhe do të vazhdojnë. Nuk do të bllokohen punësimet për shkak të zgjedhjeve, për shkak se institucionet kanë nevojë”, tha ministri Mançevskit.

Ai thotë se MSHIA nuk i shpall konkurset dhe se nuk mbajnë evidencë për shpalljen e konkurseve për punësime në administratë publike për shkak se ka udhëheqës të këtyre institucioneve.

Ndryshe Maqedonia më 12 prill mban zgjedhjet e parakohshme kuvendare ndërsa nga tre janari i vitit të ardhshëm do të formohet edhe Qeveria teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat