Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:06
Ilustrim

Sipas Entit Shtetëror për Statistika në shtator të këtij viti janë regjistruar 122.645 turistë me 275.792 bujtje, që është 12.8% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Më së shumti turistë në Maqedoni ka pasur nga Turqia me 12.063 dhe më pastaj vijojnë ata nga Gjermania, Polonia, Bullgaria, Greqia, Holanda.

Për muajin shtator, top destinacionet kanë qenë vendet me liqene dhe Shkup, pastaj vendet malore ndërsa pjesa më e madhe janë vendosur në hotele me katër yje, 27.578 në hotele me pesë yjë ndërsa në shtëpi, banesa dhe dhoma për pushim janë vendosur 5.960 persona.

Në nëntë muaj e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i turistëve shënon rritje për 3.4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat