Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Zvicër, ka qenë pjesë e grupit “Pink Panther”

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Zvicër, ka qenë pjesë e grupit “Pink Panther”

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

Policia e Zvicrës ka arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, dy të Gjermanisë dhe nga një nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vjedhje të arit me vlerë prej milionë frangave.

Sipas burimeve në hetime, mediumet në Zvicër shkruajnë se kryerësit kanë qenë të lidhur me grupin famëkeq “Pink Panther”

Ata dyshohen për pjesëmarrje në vjedhjen e artarisë “Gubelin” në Luzern.

Autoritetet zviceriane nuk e kanë zbuluar identitetin e të dyshuarve, por vetëm kanë njoftuar se janë të moshës mes 19 dhe 53 dhe se në mesin e tyre është një grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat