Zaev-Barkbu: Stabiliteti fiskal është kyçe për zhvillim e ekonomisë - Bota Sot
Zaev-Barkbu: Stabiliteti fiskal është kyçe për zhvillim e ekonomisë

Maqedonia

Zaev-Barkbu: Stabiliteti fiskal është kyçe për zhvillim e ekonomisë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:22
Pamje nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministrja e Financave, Nina Angelovska, u takua sonte me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga Bergljot Bjornson Barkbu kreu i misionit të FMN në vend.

Takimi arriti në përfundimin se klima e qëndrueshme politike, reformat e mira, forcimi i kapaciteteve institucionale, administrimi efikas, stabiliteti fiskal janë thelbësore për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një kontekst të fortë të zhvillimit ekonomik. U theksua ulja e papunësisë. Është rënë dakord që politikat racionale prodhojnë rezultate të parashikueshme.

Kryeministri Zaev sqaroi masat e marra nga qeveria për rritjen e pagave, siç është ngritja e pagës minimale, e cila pritet të rrisë më tej spiralen e rritjes së pagave, subvencionimin e kontributeve për të motivuar rritjen e pagave në vend, masat kundër ekonomisë së zezë, miratimi i politikave tatimore, iniciativat për të rritur investimet kapitale, për të mundësuar motivimin e rritjes ekonomike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat