Joveski: Shëndeti nuk është bazë për shfuqizimin e paraburgimit

Maqedonia

Joveski: Shëndeti nuk është bazë për shfuqizimin e paraburgimit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 16:49
Ljubomir Joveski

Prokurori i Shtetit Ljubomir Joveski thotë se shëndeti nuk është baza për heqjen e paraburgimit, por prokuroria është e shqetësuar për shëndetin e të akuzuarit.

Dje, avokati i Bojan Jovanovskit, Sasho Dukovski tha se “Boki 13-të” nuk i punon veshka e majtë.

“Kjo varet nga kërkesat e të arrestuarit, prokuroria do të japë një mendim të duhur, ndërsa gjykata do të vendosë,” tha Joveski.

Dukovski dje tha se “Boki 13” është në gjendje të dobët shëndetësore dhe se njëra veshkë nuk i funksionon.

Jovanovski është në paraburgim për rastin “Haraçi”. Gjykata Themelore Penale në vend kohët e fundit njoftoi se lënda e Bojan Jovanovskit, ish-prokurores së PSP-së, Katica Janeva dhe Zoran Mileski, do të drejtohet nga gjyqtarja Vaska Nikollovska-Masevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat