LSDM paralajmëron procedurë për veting të tërësishëm në gjyqësor

Maqedonia

LSDM paralajmëron procedurë për veting të tërësishëm në gjyqësor

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Nga partia në pushtet thonë se ajo që po ndodh në gjyqësor është e turpshme dhe e papranueshme.

“Është e papranueshme për institucionet që supozohet se sjellin drejtësi për ta parandaluar dhe minuar atë.

Vitet e fundit, opinioni ka qenë dëshmitar i procedurave maratone, kurthe ligjore, ngurrimi dhe hezitimi i gjyqësorit për të zgjidhur rastet e profilit të lartë të lidhura me korrupsionin që përfshijnë krimin dhe regjimin e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se përmes veprimeve joefektive dhe të papërgjegjshme, gjyqësori lejon që Gruevski të shmang drejtësinë, dhe ne e kundërshtojmë atë me forcë.

“Procedura të tilla të gjyqësorit dëmtojnë besimin në sistemin gjyqësor dhe drejtësi dhe dëshmojnë edhe një herë nevojën për ndryshime thelbësore në punët e gjyqësorit.

Vetingu në gjyqësor është i domosdoshëm për të bërë dallimin midis gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm dhe profesionistë dhe atyre që nuk janë në nivelin profesional”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat