OBRM-PDUKM: Komisioni për Antikorrupsion konfirmoi se nuk ka konflikt interesi për hidrocentralet e vegjël

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Komisioni për Antikorrupsion konfirmoi se nuk ka konflikt interesi për hidrocentralet e vegjël

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 11:16
OBRM-PDUKM

Zoran Zaev gënjeu dhe së bashku me megafonët e tij përhapnin lajme të rrejshme kur shpikën një konflikt interesi në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në të cilët kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski kishte aksione në të kaluarën, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë, Komisioni për Antikorrupsion unanimisht dje vendosi se nuk ka konflikt interesi dhe se koncesionet e ndërtimit ishin marrë para se Hristijan Mickoski të bëhej këshilltar qeveritar.

“Komisioni Shtetërorë për Antikorrupsion konfirmoi se LSDM dhe Zoran Zaev gënjejnë opinionin për muaj të tërë kur ata shpifën për Hristijan Mickoskin. Zaev me vetëdije gënjeu dhe manipuloi opinionin në përpjekje për të mbuluar krimin e tij. Zoran Zaev është një personazh kriminal që mendon se të gjithë janë kriminelë si ai. Ai është i vetmi kryeministër në Evropë që ka kërkuar falje në mënyrë të përsëritur për krimin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se për dallim nga Zaev, Mickoski është një politikan i ndershëm me parime dhe vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat