Arratiset ish-truproja e Mijallkovit

Maqedonia

Arratiset ish-truproja e Mijallkovit

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:22
Sasho Mijallkov, Draganço Stojmenov

Draganço Stojmenov, i njohur si Daco Belski, nga dje ka statusin e të arratisurit.

Ish-truproja i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov nuk ishte në shtëpi pasditen e djeshme kur nga Ministria e Brendshme shkuan për vizitë në shtëpinë e tij.

Nga Ministria e Brendshme për “Lokalno” informojnë se ai ishte një i arratisur pasditen e djeshme.

“Për personin që po pyetni iu është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa policia ka kryer kontrolle disa herë gjatë ditës. Gjatë kontrollit të fundit dje u konstatua se personi nuk është në shtëpi domethënë nuk ka respektuar masën e gjykatës dhe gjykata u informua menjëherë për këtë. Sipas urdhrit të gjykatës, masat dhe aktivitetet për gjetjen e personit u morën menjëherë”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Daco Belski vitin e kaluar gjersa ende ishte truprojë e Mijallkov mori pjesë në një shkëmbim zjarri para një objekti hotelierik në Koçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat