Zaev mban fjalim në panelin “Paqe dhe Siguri” në konventën e Aleancës Progresive - Bota Sot
Zaev mban fjalim në panelin “Paqe dhe Siguri” në konventën e Aleancës Progresive

Maqedonia

Zaev mban fjalim në panelin “Paqe dhe Siguri” në konventën e Aleancës Progresive

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:50
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, së bashku me zëvendëskryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, me sekretarin e përgjithshëm Lupço Nikollovski dhe me sekretarin ndërkombëtar Dane Taleski, mori pjesë në Konventën në Stokholm të Aleancës Progresive, lëvizje progresive ndërkombëtare e 140 partive dhe organizatave prej shteteve në botë.

Në Konventë, siç njofton Qendra për Komunikim e LSDM-së, kryetari i partisë dhe kryeministër i vendit Zaev, u vlerësua si lider progresiv me guxim të rrallë i cili sjellë vendime në interes të shtetit dhe qytetarëve të tij.

Lideri i LSDM-së, Zaev në panelin Paqe dhe Siguri tha se politikat duhet të drejtohen nga dialogu i sinqertë, respektimi dhe durimi si hapa përmes së cilave pa konflikt janë arritur kohezion ndëretnik në vend, përmes konceptit Një shoqëri për të gjithë dhe marrëdhëniet e mira fqinje përmes marrëveshjeve të guximshme me fqinjët që rezultojnë me progresin e shtetit tonë.

“Guxim na duhet për gjithçka, edhe për liri, edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, edhe për hapjen e vendeve të reja të punës… Guximi sot ka në të gjithë Ballkanin Perëndimor, miqësitë ndodhin”, tha Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat