Franca është për pranimin e Ballkanit në BE, por me procedurë në shtatë faza

Maqedonia

Franca është për pranimin e Ballkanit në BE, por me procedurë në shtatë faza

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:55
Foto

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por përmes një procesi të ri në shtatë faza, propozon Franca, shkruan “Indeksi” kroat, duke cituar “EUobserver”.

Muajin e kaluar, Paris bllokoi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se BE duhet së pari të reformojë metodologjinë e saj të zgjerimit.

Tani autoritetet franceze kanë dalë me ide më konkrete se si duhet të duket procesi, bazuar në përfshirjen graduale të vendeve kandidate përpara se ato të bëhen anëtare të plota.

Franca u ka dërguar një dokument informal gjashtë faqesh, shteteve të tjera anëtare, e cila duhet të shërbejë si bazë për diskutim në institucionet e BE-së, shkruan portali kroat.

Sipas informacioneve, seanca e parë debatuese mund të mbahet nesër në Bruksel në një mbledhje të Këshillit për çështje të përgjithshme, ndërsa Komisioni i ri mund të bëjë propozime më të hollësishme në janar.

Sipas dokumentit, në të cilën thirret “EUobserver”, një portal i specializuar për temat Evropiane, procesi i ri i pranimit do të zhvillohet në shtatë faza.

Bisedimet e pranimit kanë qenë dhe janë ende në zhvillim e sipër, kështu që vendi kandidat duhet të miratojë legjislacionin e plotë evropian, të ndarë në 35 kapituj, shpjegon “Indeks”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat