Remenski ka dorëzuar ankesë për shkak se policia ka kryer kontroll në shtëpinë e saj

Maqedonia

Remenski ka dorëzuar ankesë për shkak se policia ka kryer kontroll në shtëpinë e saj

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 17:45
Frosina Remenski

Deri tek kontrolli i brendshëm i Ministrisë së Brendshme gjatë njëzet ditëve të kaluara ka arritur ankesë nga deputetja Frosina Remenski, e cila është gjithashtu e dyshuar në rastin “Haraçi” për aktivitete me Lidhjen Ndërkombëtare, informon “Telma”.

Remenski u ankua për veprimet e policisë, të cilët me urdhër të prokurorisë kryen kontroll në shtëpinë e saj. Sipas informacioneve gjatë kontrollit Remenski nuk ishte në shtëpinë e përmendur në ankesë.

Nga kontrolli i brendshëm konfirmoi që ankesa ishte duke u shqyrtuar dhe nuk mund të paragjykojnë se çfarë vendimi do të merrej. Ende po rrjedh afati ligjor prej 30 ditësh për kontrollin e brendshëm
Të njëjtën ankesë Remenski e paraqiti edhe tek Avokati i Popullit.

Në kontrollin që ankohet deputetja, janë gjetur dokumente të klasifikuar dhe të besueshme DSK-së. Ata iu dorëzuan prokurorisë, ndërsa pastaj për to është njoftuar edhe institucioni pasardhës së DSK-së, Agjencia për Siguri Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat