Sllaveski: Buxheti për vitin 2020, populist për blerjen e votuesve

Maqedonia

Sllaveski: Buxheti për vitin 2020, populist për blerjen e votuesve

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 10:52
Trajko Sllaveski

“Buxheti përpiluar për vitin 2020 është populist me të vetmin qëllim, blerjen e votave nga qytetarët. Ky nuk është buxhet për zhvillimin e ekonomisë”.

Kështu ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski nga radhët e OBRM-PDUKM-së e komenton buxhetin për vitin e ardhshëm.

Sipas tij, pushteti nuk planifikon të investojë në ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe objekteve tjera infrastrukturore.

“Mjete që nuk investohen në infrastrukturë, ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe qendrave tjera, janë të destinuara në mënyrë populiste për shpenzime rrjedhëse për rritjen e pagave në administratë dhe veprimtari të ndryshme”, tha Sllaveski.

Ai tha se qeveria përgatitet duke e flijuar ardhmërinë e vendit me motive populiste që t’i blejë votuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat