Shkup, vaksinat komerciale kundër gripit prej sot të disponueshme për qytetarët - Bota Sot
Shkup, vaksinat komerciale kundër gripit prej sot të disponueshme për qytetarët

Maqedonia

Shkup, vaksinat komerciale kundër gripit prej sot të disponueshme për qytetarët

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Në Qendrën për Shëndet Publik të Shkupit prej sot filloi vaksinimi kundër gripit. Për shkupjanët janë të disponueshme vetëm vaksina komerciale që i furnizon Qendra dhe të cilat sivjet kushtojnë 650 denarë.

Biljana Danillovska, udhëheqëse e Repartit për epidemiologji pranë Qendrës për Shëndet Publik – Shkup theksoi se vaksina mbron nga katër lloje të virusit dhe se qytetarëve u është në dispozicion në dy turne nga ora 7:30 deri në orën 18:00.

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi informoi se 28.000 vaksina falas që i furnizon Ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë arritur dhe presin të arrijnë deri në fund të javës së ardhshme.

Për vaksina falas për të cilat qytetarët, përveç në QSHP, do të kenë edhe pika shtesë në tre poliklinika tjera të Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat