Thimonier: Franca do t’i dëgjojë vërejtjet e të gjithëve për “non-paper”

Maqedonia

Thimonier: Franca do t’i dëgjojë vërejtjet e të gjithëve për “non-paper”

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:13
Christian Thimonier

“Franca së pari i pret reagimet e non-paper nga vendet-anëtare, por gjithashtu me vëmendje të madhe do t’i dëgjojë edhe vërejtjet e palës së Maqedonisë”, potencoi sot ambasadori francez Christian Thimonier, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati.

Thmonier tha se “non-paper” francez, i përkushtuar në metologjinë e re në procesin negociues, tashmë është dorëzuar te të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa duke ndjekur udhëzimet të cilat ambasadori francez i ka marrë nga Qeveria franceze, dokumenti është dorëzuar edhe te Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Në fakt, ato janë mendimet franceze të dorëzuara te të gjitha vendet-anëtare të BE-së edhe pas udhëzimeve nga Qeveria ime unë i lashë te autoritetet e RMV-së dhe së pari i presim reagimet e vendeve-anëtare, por gjithashtu do të jemi shumë të kujdesshëm dhe do t’i dëgjojmë vërejtjet e palës maqedonase”, tha Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai paralajmëroi se sot do të takohet me zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, të cilin, siç tha, do ta dëgjojë në lidhje me mendimet e tij për dokumentin francez, ndërsa paralajmëroi edhe takime me përfaqësues tjerë të autoriteteve në vend.

Megjtihatë, potencoi Thimonier më e rëndësishme se gjithçka është respektimi dhe funksionimi në praktikë i shtetit juridik dhe shtoi se ajo është puna për të cilën pajtohen të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat