Financial Times: Rusia e kënaqur nga vetoja e Macronit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë - Bota Sot
Financial Times: Rusia e kënaqur nga vetoja e Macronit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Financial Times: Rusia e kënaqur nga vetoja e Macronit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 16:41
Emannuel Macron dhe Vladimir Putin

“Ambasadori rus në BE Vladimir Çizhov, e përshëndeti vendimin e presidentit francez Emannuel Macron ndaj zgjerimit të unionit, që tregon se Kremlini e shfrytëzon “politikën destruktive” të presidentit francez për theksimin e ndarjeve mes aleatëve francez”, shkruan gazeta “Financial Times”.

Sipas Çizhov, Macroni ka “arsye” kur thotë se BE-ja duhet fillimisht të ballafaqohet me tensionet mes vendeve të saj anëtare, para se t’i fillojë negociatat për inkuadrim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Presidenti Macron ka arsye kur thotë se BE-ja duhet të ballafaqohet me çështjet e brendshme të saj para zgjerimit të unionit. Kuptohet shikuar objektivisht, të thuhet se Maqedonia e Veriut dhe posaçërisht Shqipëria janë të gatshme për anëtarësim do të ishte ekzagjerim i tepërt, me respekt ndaj të dy vendeve”, thotë për “Financial Times”, Çizhov i cili është në funksion nga viti 2005.

Gazeta shkruan se komentet paraprake të Macronit për zgjerimin dhe “vdekjen klinike” të NATO-s shkaktuan kritika të ashpra prej disa aleatëve, për shkak prezantimit të Evropës si të dobët, derisa të tjerët e përshëndetën ballafaqimin e drejtpërdrejtë të tij me probleme fundamentale.

Në intervistë Çizhov, refuzon të komentojë “fjalë konkrete” të shprehura nga Macroni, por thotë se presidenti francez “siç kuptoj unë … shprehi shqetësim të caktuar të cilin e kanë shumë vendeve anëtare të NATO-s”.

“NATO në pikëpamje të deklaratës së presidentit Macron, ka shumë për të biseduar për format më të vogël në samitin në Londër muajin e ardhshëm. Të gjithë e dimë çfarë tha presidenti Tramp për NATO-n në faza të ndryshime të presidencës së tij”, thotë Çizhov.

Komentet e Çizhovit, sipas gazetës në mënyrë shtesë do të nxisin zemërimin te disa vende në Evropë të cilat vlerësojnë se qëndrimet e Makronit e minojnë besueshmërinë e NATO-s dhe BE-së, përfshirë edhe në lidhje me Rusinë.

“Bashkimi Evropian, sipas pikëpamjes time, vetë u vendos në skaj me politikën e saj ndaj Rusisë. Edhe numri i njerëzve dhe liderëve politik, të cilët e kuptojnë këtë, po rritet gjithnjë e më shumë”, konkludon Çizhov.

Ai potencon se “e ka pritur me durim” momentin kur disa vende të BE-së do “mbledhin guximin të flasin” kundër vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë, njëkohësisht duke shfaqur shpresën se tentimi i Macronit dhe Finlandës për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë është serioz dhe thelbësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat