McAllister: BE të korrigjojë gabimin për mosdhënien e datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

McAllister: BE të korrigjojë gabimin për mosdhënien e datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 18:29
David McAllister

Është e rëndësishme që BE të korrigjojë gabimin e saj duke mos dhënë datë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister në një intervistë për “Deutsche Welle”, duke shtuar se “stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nënkupton edhe stabilitetin e tërë Evropës”.

Ai njoftoi se në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE), e cila do të mbahet në Zagreb më 20 dhe 21 nëntor, një nga temat që do të diskutohen do të jetë çështja e perspektivës së pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar që PPE pret që Kroacia të luajë rol të rëndësishëm gjatë presidencës së BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Është në interesin tonë. Është mirë që Kroacia, në marrëveshje me Gjermaninë, e cila më pas do të kryesojë Këshillin e Bashkimit Evropian, do t’i kushtojë vëmendje të veçantë atij rajoni”, tha McAllister, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të hapur për anëtarësimin në BE.

Ai tha se në Ballkanin Perëndimor ka ende çështje të pazgjidhura midis vendeve të ish-Jugosllavisë. Bashkimi Evropian mbështet një politikë të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat