Zaev-Avramopoulos: Maqedonia ka përmbushur standardet e kërkuara nga BE

Maqedonia

Zaev-Avramopoulos: Maqedonia ka përmbushur standardet e kërkuara nga BE

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 22:27
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, u takua sonte me Komisionerin Evropian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar.

Në takim u përshëndetën politikat e suksesshme të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë në forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit me BE-në në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe reformave të sigurisë.

Nga shërbimi i shtypit të Qeverisë thonë se është konstatuar se vendi ynë ka përmbushur standardet e kërkuara të BE-së dhe është rekomanduar që vendi të ruajë udhëheqjen në procesin e reformave. U përcoll mesazhi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetjen e Komisionit Evropian i cili konfirmoi që vendi ynë meriton hapjen e procesit të negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat