Prokuroria e Gostivarit nis procedurë për ngacmim seksual mbi një fëmijë

Maqedonia

Prokuroria e Gostivarit nis procedurë për ngacmim seksual mbi një fëmijë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 23:23
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka nisur procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer ngacmim seksual mbi një fëmijë pa mbushur 14 vjet, inoformon AIM.

I dyshuari disa herë gjatë vitit ka kryer ngacmime seksuale mbi fëmijën e bashkëshortes së tij pa kurorë.

Rastin, pas dyshimeve të caktuara të marra dhe njohurive, është paraqitur nga persona zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Kërçovë.

Prokurori kompetent deri te gjyqtari i procedurës paraprake ka parashtruar propozim për përcaktim të paraburgimit duke e pasur parasysh peshën e veprës së kryer penale për të cilën është përshkruar dënim e burg të paktën 12 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat