Dimovski: OBRM-PDUKM nuk arriti të krijojë lidhje të drejtpërdrejta me shqiptarët

Maqedonia

Dimovski: OBRM-PDUKM nuk arriti të krijojë lidhje të drejtpërdrejta me shqiptarët

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 09:01
Ilija Dimovski

Deputeti Ilija Dimovski, për “Alfa” tha se një nga gabimet e OBRM-PDUKM-së është se nuk arriti të krijojë lidhje të drejtpërdrejta me shqiptarët etnikë në Maqedoni.

“Ne lejuam që të tjerët të përhapin fobinë tak ata kundër nesh. Ne nuk kemi krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë dhe e kemi lejuar që të keqpërdoremi nga kjo strukturë qeverisëse, megjithëse ne po ndërtonim dhe rindërtonim shkolla, ujësjellës dhe spitale në zonat ku dominojnë shqiptarët ashtu si në zonat me shumicë maqedonase”, tha Dimovski.

Ai e tha këtë në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm. OBRM-PDUKM edhe pse fitoi zgjedhjet në vitin 2016, nuk arriti të krijojë koalicion me BDI-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat