Jurova: Nuk duhet të ketë amnisti apo falje të krimit

Maqedonia

Jurova: Nuk duhet të ketë amnisti apo falje të krimit

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:34
Vera Jurova

Ne dëshirojmë një Ligj shumë të mirë të Prokurorisë Publike dhe një sistem shumë të mirë që do të funksionojë në interes të qytetarëve, që do të thotë, kur dikush kryen një krim, ai duhet të ndëshkohet. Kjo është arsyeja pse ne presim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me hetimet, nuk duhet të ketë amnisti ose falje për krimin, tha për emisionin “Agenda 35 të RTVM” Komisionerja e Drejtësisë, Vera Jurova.

Jurova dje dhe sot po merr pjesë në Forumin Ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE-Ballkani Perëndimorë në Shkup. Gjatë fjalimit të djeshëm të saj theksoi se KE fuqishëm beson se edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut kanë arritur përparim të mjaftueshëm që justifikojnë hapjen e negociatave të pranimit, por ekziston një hapësirë e konsiderueshme në të cilën sundimi i ligjit mund të përmirësohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne duam ta shohim sektorin e drejtësisë të mbushur me profesionistë të besueshëm të cilët nuk do të kenë asnjë dyshim në integritetin dhe profesionalizmin e tyre, kështu që procesi i vetingut mund të jetë një nga mjetet që mund ta garantojnë atë”, tha Jurova, duke shprehur besim se vendi do të gjejë mënyrën e vet për të garantuar një gjyqësor që do të gëzojë besimin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat