Nikolla Dimitrov në Bruksel në takim me aleatët e NATO-s

Maqedonia

Nikolla Dimitrov në Bruksel në takim me aleatët e NATO-s

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 08:42
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të shteteve anëtare të Aleancës, i cili paraqet përgatitjen e fundit para takimit të liderëve të paktit Veritatlantik,që do të mbahet në Londër me 3 dhe 4 dhjetor.

Dimitrov, në këtë takim do të marrë pjesë me ftesë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për momentin Maqedonia e Veriut, ka status të shtetit “të ftuar”, për anëtarësim në NATO.

Sipas paralajmërimeve, Dimitrov do ta riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, për politikat kyçe të NATO-s, si vend-anëtar i ardhshëm rreth çështjeve me rëndësi të veçantë për Aleancën: shpërndarje e barabartë e ngarkesës financiare, luftë kundër terrorizmit, adaptimit ndaj politikave dhe strategjive të NATO-s drejt rrethinës së ndryshueshme të sigurisë, kontributi në operacionet ndërkombëtare, ballafaqim me kërcënimet e sigurisë jo konvencionale dhe çështje tjera nga interesi i përbashkët.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është vënë në pikëpyetje, vetëm pritet përfundimi i procedurës së ratifikimit të protokollit për anëtarësim në të gjitha vendet anëtare të Aleancës, thotë zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Xhejms Apaturaj në intervistën për Radion Evropa e Lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat