Angjushev: Qytetarët presin më shumë drejtësi

Maqedonia

Angjushev: Qytetarët presin më shumë drejtësi

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 10:59
Koço Angjushev

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se në disa fusha të caktuara nuk ka përparim për një kohë të shpejtë, veçanërisht në drejtësi, por se vendi është në rrugë të mirë që atë ta përmirësojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët kërkojnë më shumë drejtësi. Presim më shumë reforma në atë pjesë, dhe kuptohet se ato duhet të vlerësojnë se a është punuar mjaftueshëm. Mendoj se ka hapësirë për përmirësim të gjendjes në gjyqësorë, shoqëri, arsim dhe sistemin shëndetësorë”, tha Zaev për “Zërin e Amerikës”.

Sipas Angjushevit, vendimi i Bashkimit Evropian dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit, por pa ndonjë rëndësi të madhe.

“Të gjitha zgjedhjet kanë një ndikim negativ në ekonomi, dhe procese të caktuara ekonomike ndalen në atë pikë. Por unë mendoj se rruga është e asfaltuar dhe nëse ndjekim ekonominë reale dhe industrializimin, orientimin drejt sektorit privat, ajo do të sjellë rezultate në planin afatgjatë”, konfirmon Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat