Avokatja e Janevës: Deklarata e Ruskovskës ishte presion mbi gjyqësorin

Maqedonia

Avokatja e Janevës: Deklarata e Ruskovskës ishte presion mbi gjyqësorin

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:00
Foto

Avokatja e ish-prokurores speciale, Katica Janeva, e kanë dënuar deklaratën e shefes së Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila u “kërcënua” se do të ndjek penalisht gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të cilët e lëshuan Janevën në arrest shtëpiak.

“Deklarata është absolutisht e papranueshme dhe konsiderohet si presion mbi gjyqësorin dhe vendimet e tyre dhe është një precedent i llojit të tij”, tha avokatja e Janevës, Irena Frçkoska për “Sitel”.

Sipas palës mbrojtëse, vendimi për heqjen e masës së paraburgimit dhe zëvendësimin e tij me një masë më të butë kishte kërkesat ligjore që të arriheshin shumë më herët kur përfundoi hetimi dhe prokuroria mblodhi të gjitha provat, sqaroi Frçkoska.

“Janeva ishte në paraburgim 92 të plota. Kjo është për më tepër që e njëjta prokurori dha një mendim pozitiv që Zoran Milevski të lirohet në arrest shtëpiak, për arsye të panjohura deri më sot. Në këtë kuptim, ne konsiderojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit është plotësisht i ligjshëm dhe i justifikuar”, shton Frçkoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat