Prezantohet ueb platforma e re në Maqedoni, shpenzimet e shtetit në kontroll të opinionit

Maqedonia

Prezantohet ueb platforma e re në Maqedoni, shpenzimet e shtetit në kontroll të opinionit

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:45
Ilustrim

Shpenzimet e parave shtetërore prej sot janë në kontroll të opinionit. Përmes ueb platformës “Financa të hapura” mund të shihen të gjitha pagesat e institucioneve shtetërore dhe pranuesve të mjeteve. Të arritshme janë shpenzimet e vitit 2010 e këndej, ndërsa në të ardhmen do të publikohen të dhënat për 15 ditë.

Ueb platformën e re “Financa të hapura” e prezantuan sot kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Financave Nina Angelovska dhe ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski.

“Sot para syve të opinionit i vendosim të dhënat financiare për mbi 12,5 milion transaksione. Standardet janë parashtruar. Prej sot e më tutje gjithmonë kur ndonjë ministri, agjenci ose drejtori shtetërore do të kryejnë pagesa të parave, transaksionet në kohë rekorde do të jenë publikisht të arritshme për kontroll ç’do transaksion në të gjitha institucionet shtetërore për të gjithë qytetarët në vend”, tha kryeministri.

Ai vlerësoi se sot është festa e transparencës dhe llogaridhënies në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ajo është ashtu sepse pas shumë viteve përpjekje të sektorit qytetar në Maqedoninë e Veriut përfundimisht u hap thesari i Ministrisë së Financave dhe në kontroll të qytetarëve i vendosim transaksionet e kaluara, të tashme dhe të ardhme financiare të shfrytëzuesve buxhetor në shtet”, deklaroi Zaev.

Në fazën e parë të platformës “Financa të hapura” është planifikuar të publikohen transaksionet e institucioneve buxhetore të Buxhetit qendror, ndërsa ato janë institucionet e Buxhetit Themelor – ministritë, agjencitë, drejtoritë etj, si dhe fondet sociale.

Platforma është përpunuar nga Ministria e Financave me mbështetje të Instituti republikan ndërkombëtar IRI dhe të USAID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat