Bëhen të ditur emrat e tre gjykatësve që i mundësuan Janevës daljen nga burgu

Maqedonia

Bëhen të ditur emrat e tre gjykatësve që i mundësuan Janevës daljen nga burgu

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 14:55
Foto

Gjykatësit Jani Niça, Safet Kadri dhe Zoran Dimitrievski janë tre gjykatësit të cilët dje pasdite lëshuan në paraburgim shtëpiak prokuroren speciale Katica Janeva, pasi ajo kaloi 94 ditë në paraburgim për rastin “Haraçi”.

Njëri nga tre gjykatësit pranoi sms porosi nga prokurorja Vilma Ruskovska në të cilën ka shkruar se do të ketë hetim financiar për gjykatësit që dje e kanë sjellë vendimin për të dërguar në paraburgim shtëpiak Katica Janevën.

Për momentin nuk dihet saktë se çfarë ka shkruar Ruskoska në sms porosinë. Por pikërisht kjo porosi u cilësua si kërcënim dhe sulm mbi gjyqësorin dhe për shkak të saj, Apeli sot po mban mbledhje.

Pas mbarimit të mbledhjes opinioni do të njoftohet për vendimet e mara dhe nëse për rastin e kanë alarmuar policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat