Sugareski: Vitin e ardhshëm dy tenderë për rrugët Gostivar-Kërçovë dhe Veles-Sveti Nikollë

Maqedonia

Sugareski: Vitin e ardhshëm dy tenderë për rrugët Gostivar-Kërçovë dhe Veles-Sveti Nikollë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:50
Goran Sugareski

Goran Sugareski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, duke komentuar buxhetin e vitit 2020, sot tha se është zhvilluar dhe shpallur tender për vitin e ardhshëm për autostradat Veles-Sveti Nikollë dhe Gostivar-Kërçovë.

Shuma më e madhe e parave që do të investohen nga sektori i ndërtimit do të shpenzohen në hekurudhat, 2.652 miliardë denarë.

“577 milion denarë do të shpenzohen në pjesën Benjakovc-Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë-Deve Bair”, tha Sugareski.

Ministri njoftoi edhe 430 milion denarë si subvencione për transportin hekurudhorë të udhëtarëve dhe azhurnimin e plotë të tubacioneve të gazit kombëtar në vitin 2020.

Ai tha se 446 milion denarë të dhëna nga Banka Evropiane do të ndahen për ujë dhe kanalizime, 100 milion prej të cilave për zonën industriale Vizbeg.

“200 milion denarë do të shpenzohen për digën Otinja në Shtip, 189 milion denarë për banesa sociale dhe 104 milion denarë për subvencionimin e linjave të reja me aeroplanë”, tha Sugarevski.

Ai shtoi se do të investohet edhe në infrastrukturën në vendkalimet kufitare, si dhe projekte tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat