Borissov: Mickoski më bindi se anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO është prioritet për OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Borissov: Mickoski më bindi se anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO është prioritet për OBRM-PDUKM-në

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 18:05
Boyko Borissov

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov sot deklaroi se në takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin, nga ai është thënë se  hyrja e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO është prioritet për partinë e tij.

“Dje kisha takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai më bindi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE  është prioritet për OBRM-PDUKM-në”, shkroi Borissov në profilin e tij në’Facebook’.

Sipas tij, retorika anti-bullgare jo vetëm që duhet të ndalohet por, por qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të bindur se  nuk është në rregull dhe se bullgarët nuk janë okupatorë.

Ndryshe, kryetari i partisë opozitare maqedonase dje në margjinat e Kongresit të PPe-së u takua me Borissovin.

Në njoftimin e OBRM-  PDUKM-së thuhet se në takim është biseduar për ngjarjet në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat