Seri tërmetesh në Shqipëri, ndjehen edhe në Maqedoni e Kosovë

Maqedonia

Seri tërmetesh në Shqipëri, ndjehen edhe në Maqedoni e Kosovë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

Tërmetet me epiqendër Shqipërinë janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Më i fundit ka ndodhur në ora 3.54. Banorët thonë se kanë ndjerë lëkundje të forta që kanë zgjatur disa minuta, raporton Portalb.mk.

Tërmeti ishte me shkallë 6.3 sipas Rihterit, me thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër ka pasur qytetin e Durrësit. Ende nuk dihet a ka viktima.
Top Channel bën me dije se në qytetin e Durrësit ka dëme të shumta. Një pallat është dëmtime të mëdha dhe disa persona kanë ngelur brenda. Ndërkaq, Durrësi është pa drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat