Trump: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të jetë ngarkesë për buxhetin ushtarak të SHBA-së

Maqedonia

Trump: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të jetë ngarkesë për buxhetin ushtarak të SHBA-së

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi mbrëmë letër kryetarit të Senatit lidhur me anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut në aleancën ushtarake NATO.

Në letër thuhet se hyrja e vendit tonë në NATO nuk do të ketë efekt të rritjes së përqindjes në pjesën e SHBA-së në buxhetin e përgjithshëm të NATO-s.

“Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk e ulë aftësinë e SHBA-së që t’i plotësojnë detyrimet e tyre ushtarake jashtë rajonit Atlantik të Veriut”, theksoi Trump në letër.

Ndryshe, SHBA-të më herët e ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa këtë duhet ta bëjë vetëm edhe Spanja, me çka më pas Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat