Joveski: Për konfidencialitet janë shpërndarë dy herë para në PSP

Maqedonia

Joveski: Për konfidencialitet janë shpërndarë dy herë para në PSP

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:12
Ljubomir Jovevski

Kryeprokurori, Ljubomir Jovevski, pa paragjykuar rezultatin e hetimit të prokurorisë për krim të organizuar dhe ndjekje të korrupsionit për shtesat e prokurorëve dhe grupit të punë së tyre, tha që gjetjet fillestare në këtë rast treguan se për të njëjtën punë, konfidencialiteti, ishin ndarë mjete dy herë në PSP.

“Ligji ka dispozitë të qartë që këto shtesa nuk mund të kalojnë 35% të pagës, tre llojet e lejimeve, për rrezik, për konfidencialitet dhe për kushte pune. Shuma e shtesës përcaktohet nga udhëheqësi për secilin individ”, tha Joveski.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se për të njëjtat arsye u ndanë dy herë. Nëse shikoni, absurde deri ku kanë arritur shpenzimet e parave të shtetit, do të shihni që sekretari ka një pagë më të lartë se presidenti i shtetit. A është e arsyeshme apo logjike, gjykoni. Me këtë nuk e paragjykoj procedurën që Prokuroria po udhëheq”, tha kryeprokurori.

Të dhënat nga baza “Financa të hapura” të Ministrisë së Financave treguan se prokurorët e PSP-së morën afërsisht një milion euro dëmshpërblim për katër vitet e fundit. Përveç të shtesave, prokurorët morën pagë bazë dhe plus dhe bonuse prej 35%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat