Pirovska: Deri më tani nuk ka arritur kërkesë deri tek Komitetit i Helsinkit për të vizituar Jovanovskin

Maqedonia

Pirovska: Deri më tani nuk ka arritur kërkesë deri tek Komitetit i Helsinkit për të vizituar Jovanovskin

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:01
Uranija Pirovska

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Uranija Pirovska, tha se ata nuk kanë pranuar kërkesë për të vizituar të arrestuarin Bojan Jovanovski, i cili u transferua dje në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

“Nëse nevojitet ndërhyrja jonë, vizita jonë, Bojan Jovanovski mund të aplikojë lirshëm dhe ne do të shkojmë të vizitojmë, të përcaktojmë gjendjen faktike dhe të japim mendimin tonë për rastin. Bazuar në të vetmet informata dhe informacione të marra nga media, ne nuk mund të japim asnjë mendim ose të paraqesim ndonjë kërkesë”, tha Pirovska.

Ajo thotë se Komiteti i Helsinkit nuk mund, si Avokati i Popullit, të hyjë në çdo kohë në ambientet e paraburgimit dhe se ata së pari duhet të marrin një kërkesë nga i arrestuari, ose një kërkesë nga gjykatësi hetues, i cili duhet të japë lejen për të vizituar të paraburgosurin.

“Deri më tani një njoftim i tillë nuk është marrë. Megjithëse kam vizituar pothuajse të gjithë të burgosurit politikë gjatë viteve të fundit nën ish-qeverinë, unë prapë pranoj kërkesa nga të arrestuarit edhe sot, dhe e gjithë kjo po shkon normalisht, dhe me të vërtetë jam e habitur që një kërkesë e tillë nuk arriti në Komitetin e Helsinkit për Bojan Jovanovski”, tha Pirovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat