Gjykata Kushtetuese do të vendosë për rastet e Prokurorisë Speciale Publike

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për rastet e Prokurorisë Speciale Publike

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 18:53
Foto ilustruese

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të filluar një procedurë vlerësimi, në bazë të nenit 11-a, të Ligjit për plotësim të Ligjit për falje të vitit 2016, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në akuzat penale dhe hetimet aktuale. Neni 11-a i lejon Presidentit të Shtetit të tërheqë një vendim të falur tashmë. Tani gjykata më e lartë do të përcaktojë nëse neni është në përputhje me Kushtetutën. Nga ky institucion për “Alsat” thonë se ka dy mundësi para gjykatësve: Opsioni 1: Të shfuqizohet neni 11-A, Opsioni 2: Të anulohet neni 11-A (Fund për rastet e PSP-së!)

Të shfuqizohet neni 11-a, do të nënkuptojë se në të ardhmen kreu i shtetit nuk mund të tërheqë një vendim të miratuar të amnistisë. Mundësia e dytë, që do të ishte fatale për akuzat e PSP-së është që të anulohet neni 11-a. Kjo do të nënkuptojë se amnistia e ish-Presidentit Gjorge Ivanov, nga Prilli 2016 do të hyjë në fuqi, dhe të gjithë të pandehurit në rastet e PSP-së, do të jenë njerëz të lirë. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, në procedurat e ish kolegëve të tij njeh një përpjekje për rrëzimin e rendit juridik në vend.

“Nëse Gjykata Kushtetuese do të bie kaq ulët dhe të bie nën nivelin e çdo disipline juridike dhe njohurie juridike, atëherë le ta mbajë me shëndet atë. Unë si ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kurrë nuk kam arritur në një mundësi të tillë, të mendoj të pranoj një ndërhyrje të tillë politike, dhe kjo nuk do të ishte asgjë tjetër përveç ndërhyrje politike në punën e Gjykatës Kushtetuese”, tha Trendafil Ivanovski, ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja dje raportoi se mundësia e presidentit për të anuluar një falje çon në një trajtim të pabarabartë, pasi ai, sipas Kushtetutës, mund vetëm të falë, por jo edhe të anulojë falje. Në prill të vitit 2016, ish-Presidenti Gjorge Ivanov miratoi një falje që i përfshinte të dyshuarit e atëhershëm në rastet e PSP-së. Pas presionit publik, protestave dhe ndikimit të bashkësisë ndërkombëtare, Ivanov e tërhoqi faljen e tij pas një muaj e gjysmë. Gjykata Kushtetuese njofton se një vendim do të merret deri në Vitin e Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat