Zhernovski për rastin “Haraçi”: Qeveria tregoj se të gjithë janë të barabartë para ligjit

Maqedonia

Zhernovski për rastin “Haraçi”: Qeveria tregoj se të gjithë janë të barabartë para ligjit

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:57
Andrej Zhernovski

“Nuk ka asnjë shtet në Evropë ose në botë që nuk do të përballet me një aferë. Dallimi është nëse ajo qeveri apo institucionet e shtetit janë të gatshëm të reagojnë për t’u përballur me raste të tilla, apo aspak”, tha Andrej Zhernovski për emisionin “Samo Vistina”.

Sipas tij, ky është ndryshimi midis qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe qeverisë aktuale të kryesuar nga Zoran Zaev.

“Ky është ndryshimi thelbësor midis qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së aktuale. Kjo është arsyeja pse qytetarët përfundimisht do të vendosin për zgjedhjet e ardhshme”, tha Zhernovski.

Ajo që Qeveria mund të bëjë sot, siç theksoi ai, është të dëshmojë se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Kjo është diçka që nuk kemi pasur deri më tani”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat