Torteski: Ivanov është dashur të përgjigjet për faljen

Maqedonia

Torteski: Ivanov është dashur të përgjigjet për faljen

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 22:13
Aleksandar Tortevski

Nuk ndalojnë reagimet e ekspertëve pas që Gjykata Kushtetuese vuri në rendin e ditës iniciativën për nenin 11-a të Ligjit për falje e cili mund të me të cilën mund të ringjallet falja e diskutueshme e ish-Presidentit Gjorgi Ivanov, me të cilën nga ndjekjet penale do shpëtonin të gjithë të akuzuarit dhe dyshuarit nga PSP.

Avokati Aleksandar Tortevski thotë se Gjykata Kushtetuese tani është dora e zgjatur e Ivanovit.

“Ivanov nuk kishte as të drejtë ta miratonte atë, dhe s’kishte të drejtën as ta revokonte faljen. Ai dhe të gjithë të tjerët që i dhanë informacione sekrete duhet të ishin përgjigjur”, thotë Tortevski për “Fokus”.

Momenti kryesorë është nëse neni 11-a do të anulohet ose shfuqizohet. Nëse shfuqizohet atëherë të gjithë ish-funksionarët e akuzuar dhe dyshuar të PSP-së do të shpëtojnë, gjegjësisht do të ketë kaos ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat