OBRM-PDUKM: Sektori privat është pranë kolapsit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Sektori privat është pranë kolapsit

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 11:38
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare thuhet se “Ekonomia e Maqedonisë po fundoset”.

“Krahasuar me vjet, investimet e drejtpërdrejta të huaja shënojnë rritje prej 164%, përkatësisht 187 milionë euro më pak. Investimet e  drejtpërdrejta të huaja në tremujorin e tretë të këtij viti janë 62 milionë euro”.

“Sektori privat është pranë kolapsit, banda kriminale në pushtet që paralajmëroi vit ekonomik çoi ekonominë rrëzoi ekonominë”,  njoftojnë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se ekonomia me rezultate të dobëta do të jetë goditje ndaj arkës shtetërore ndërsa biznes bashkësia vërtetoi se Zaev gënjen dhe se Maqedonia është ndër më të këqija për biznes sektorin.

Sipas tyre, Zaevit nuk i intereson për shtetin, ekonominë dhe qytetarin, por vetëm të mbajë imunitetin e deputetit që të mos  përgjigjet për krime.

“I amnistuari Zaev ikë nga propozimi i kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, që liderët që kanë për qëllim të udhëheqin  Qeverinë të kenë statusin e kandidatit, dhe ai që humb ikë nga politika dhe nuk do të fshihet pas imunitetit të deputetit”, shprehen  nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat