Meral Yzeiri-Ferati tregon personat prej të cilëve ka mësuar më shumë

Maqedonia

Meral Yzeiri-Ferati tregon personat prej të cilëve ka mësuar më shumë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:48
Meral Yzeiri-Ferati

Deputetja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Kuvendin e Maqedonisë Meral Yzeiri-Ferati, në një intervistë për “TM Daily” ka folur për gjendjen e grave në politikë, si dhe gjërat që ajo do t’i ndryshonte.

E pyetur për personat prej të cilëve ka mësuar më shumë në jetë, ajo tha se këtë e ka bërë nga të gjithë me ata që bashkëpunuar, por edhe takimet me aktivistët.

“Për politikën kam mësuar prej fëmijërisë. Poashtu prej të gjithë atyre që kanë vizion, deri tek fëmijët e vegjël. Edhe filozofët më të mëdhenj kanë nxjerr mësime nga bisedat me fëmijët. Edhe ne mësojmë nga çdo bisedë që kemi me aktivistët, me fëmijët, me hallexhinjtë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat