Më ftohtë në Kriva Pallankë dhe Mavrovë, më shumë shi në Ohër dhe Dibër

Maqedonia

Më ftohtë në Kriva Pallankë dhe Mavrovë, më shumë shi në Ohër dhe Dibër

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Në Kriva Pallankë dhe Mavrovë sot në mëngjes janë matur -6 gradë celsius, në Berovë, Lazaropole dhe Krushevë -5, në Prilep dhe Tetovë -2, në Kumanovë, Vinicë, Demik Kapi, Ohër, Strumicë dhe Manastir -1, ndërsa në Pretor, Shkup dhe Shtip zero gradë celsius. Më ngrohtë është në Gjevgjeli ku në mëngjes janë matur 6 gradë celsius.

Më shumë shi në 24 orët e fundit ka reshur në Ohër dhe Dibër nga 8 litra në një metër katrorë, më pas në Mavrovë 6, në Vinicë 4, Manastir dhe Pretor nga 3, Kriva Pallankë 2 dhe në Krushevë, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Pozharan 1 litër në një metër katrorë, informojnë nga DPHM.

Temperatura ka rënë shpejtë dhe veçanërisht në verilindje. Vranësira është ulur edhe era gjithashtu, por sot në mëngjes ende ka erë të përforcuar në rajonin e Shtipit.

Moti sot do të jetë me diell, por i ftohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët mesatare deri në veriperëndimore. Temperatura do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë. Në Shkup moti i ngjashëm me temperatura deri në 7 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat