Kostadinov: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të përkrahin interpretimin autentik

Maqedonia

Kostadinov: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të përkrahin interpretimin autentik

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:43
Kostadin Kostadiov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadiov nëpërmjet një konference për shtyp tha se “është dita e tretë dhe Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk përgjigjen nëse do të përkrahin kërkesën e LSDM-së për interpretim autentik nga neni 11 nga Ligji për falje”.

Me këtë këresë, sipas tij, LSDM po lufton për drejtësi, për përgjegjësi dhe për pamundësinë e kthimit të faljes që e bëri Gjorge Ivanov.

“LSDM nuk do të lejojë amnisti. Para qytetarëve premtuam drejtësi”, tha Kostadinov duke shtuar se mbetjet tjera të regjimit po përpiqen të pengojnë drejtësinë ndërsa Mickoski tashmë tre ditë taktizon dhe nuk u bën thirrje deputetëve të tij të përkrahin kërkesën e LSDM.

“Paramendoni për Mickoskin dhe Nikolloskin drejtësia është gabim, ata vazhdojnë ta mbrojnë krimin e regjimit. Është e qarë se Mickoski dhe partia e tij përkrahin nismën para Gjykatës Kushtetuese”, tha Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat