Sheqerinska: Ja vlejti, flamuri ynë është në NATO

Maqedonia

Sheqerinska: Ja vlejti, flamuri ynë është në NATO

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 20:23
Radmilla Sheqrinska

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqrinska në rrjetin e saj social ‘Facebook’ vendosi fotografi ku shihet flamuri i Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Londër.

“Krenari! Flamuri i atdheut tonë është ngritur në Londër, në Samitin e NATO-s. Bashkërisht me 29 vendet anëtare. Ja vlejti”, shkroi Sheqerinska.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pritet që në janar apo shkurt të jetë zyrtarisht anëtare në NATO.

Të gjitha vendet anëtare tashmë kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO por ka mbetur vetëm Spanja e cila kishte zgjedhje dhe vonoi ratifikimin e Protokollit. Pas ratifikimit nga Spanja edhe Maqedonia duhet të ratifikojë Protokollin, me çka edhe zyrtarisht bëhet anëtare e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat