Propozim buxheti për vitin 2020 në Maqedoni sot do të duhet të kalojë nëpër filtrin e komisioneve

Maqedonia

Propozim buxheti për vitin 2020 në Maqedoni sot do të duhet të kalojë nëpër filtrin e komisioneve

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të vazhdojë të mbahet diskutim për amandamentet për Propozim buxhetin për vitin 2020. Ky është vazhdimi i pestë me radhë që duhet ta mbajë kuvendi dhe sipas rregullores, duhet të mbarojë këtë javë diskutimi në nivel komisionesh.

Seanca plenare për propozim buxhetin duhet të jetë më 16 dhjetor ku deputetët duhet të diskutojnë dhe pastaj të votojnë.

Ky buxhet është duke u kritikuar nga opozita shqiptare për shkak se, siç thonë ata, shqiptarët janë pak të përfshirë nëpër projektet kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat