Pendarovski: Respektimi i pluralizmit në NATO është shumë i rëndësishëm për një shtet si i yni

Maqedonia

Pendarovski: Respektimi i pluralizmit në NATO është shumë i rëndësishëm për një shtet si i yni

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:42
Stevo Pendarovski

“Solidariteti, demokracia dhe liria janë vlerat kyçe të Aleancës. Solidariteti i shprehur në aktin konstituiv të NATO-s ku neni 5 për herë të parë hyri në përdorim pas sulmeve më 11 shtator. Demokracia megjithatë ka vlerë të madhe, sepse vendet-anëtare pasi u bënë pjesë e Aleancës asnjëra nga ato nuk u bënë pjesë e Aleancës asnjëra prej tyre nuk u bë diktaturë, gjegjësisht ka mbetur demokraci. Lidhur me lirinë, anëtaret e Aleancës janë shumë më të mira nga cilido qoftë shtet tjetër apo organizatë rajonale në botë”.

Këtë sot e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në debatin me studentët në Fakultetin për Siguri të titulluar “Roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO: Qëllimet, sfidat dhe mundësitë” ku mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Kejt Mari Bërn, në suaza të Karvanit të NATO-s në disa qytete në shtet, ndërsa në organizim të Info Qendrës për integrime euroatlantike.

“Kjo që është shumë e rëndësishme për shtetet e vogla të cilat janë anëtare apo dëshirojnë të bëhen anëtare të Aleancës është pluralizmi, respektohet pluralizmi i anëtareve sepse secili shtet ka një votë pas programit kryesor të NATO-s, Këshilli Veriatlantik i cili i merr vendimet më të rënda”, theksoi Pendarovski para studentëve duke theksuar në rëndësinë e anëtarësimit kundrejt zërave se NATO-ja është organizatë e vjetruar.

Ai tha se NATO-ja me sukses përshtatet edhe në kërcënimet e reja. Terrorizmi me parashenjë religjioze është kërcënim për anëtaret e NATO-s. Është një kërcënim për të gjitha kontinentet, ndërsa shohim se kjo po ndodh afër nesh”, tha Pendarovski dhe shtoi se ne jemi lëndë i sulmeve dhe me a.q, “fake news”, gjegjësisht lajme të rreme me të cilat, siç tha, tentojnë të minohen vlerat demokratike.

Presidenti përkujtoi edhe në tre misionet në shtetin tonë në vitin 2001, mes të cilave i pari ishte për dorëzimin e armëve prej qytetarëve tanë. ndërsa dy të tjerat ishin për stabilizim të rajoneve të mëparshme të krizës. Ato misione, tha ai, ishin që ta stabilizojnë shtetin pas konfliktit, ndërsa kjo, sipas tij, është edhe shkaku kryesor që Bashkim Evropian na dha status të kandidatit.

Për përfitimet e anëtarësimit në NATO para studentëve të fakultetit për Siguri dhe Kadetëve të Akademisë Ushtarake foli edhe ambasadorja amerikane Kate Marie-Byrnes, për të cilat tha se SHBA-ja atë e kanë përjetuar përmes përdorimit të nenit 5 pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2011 në New York dhe Washington.

Ajo theksoi se krahas përfitimeve, Maqedonia e Veriut duhet të pranojë edhe përgjegjësi, gjegjësisht të ndajë dy për qnd nga BPV-ja e vendit për buxhetin e Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat