LSDM: Opozita ta mbështesë iniciativën për interpretim autentik të Ligjit për Falje

Maqedonia

LSDM: Opozita ta mbështesë iniciativën për interpretim autentik të Ligjit për Falje

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:03
Foto ilustruese

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media e fton kryetarin e OBRM-PDUKM-së dhe deputetët e saj, që të përkrahin iniciativën për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje.

Nga LSDM thonë se me interpretimin autentik në Kuvend, ndalohen tentimet për të ikur nga drejtësia.

“Është e udhës që Mickoski publikisht t’i ftojë deputetët e OBRM-PDUKM-së ta mbështesin interpretimin autentik të paraqitur nga LSDM-ja. Sepse me interpretimin autentik në Kuvend të nenit 11 nga Ligji për falje ndalohen tentimet e mbetjeve të regjimit dhe gjyqësisë “Swarovski” për të ikur nga drejtësia dhe mbyllet çështja e abolimit të Gjorge Ivanovit. LSDM ka qenë dhe mbetet në anën e së drejtës”.

“Opinioni e dinë se abolimi i turpshëm dhe i paligjshëm i Ivanovit është produkt i OBRM-PDUKM-së, opinioni e dinë se kjo parti asnjëherë nuk është deklaruar kundër, por e ka mbrojtur fuqishëm kur qytetarët protestonin rrugëve. Shihet qartë se edhe pas ndodhive të dirigjuara nga mbetjet e “shtetit të robëruar” në gjyqësi, bashkë me deklaratat e fundit nga Gjykata Kushtetuese, qëndron OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat