Zoran Milevski e pranon fajin për rastin “Haraçi”, Janeva dhe “Boki 13” nuk ndjehen fajtorë - Bota Sot
Zoran Milevski e pranon fajin për rastin “Haraçi”, Janeva dhe “Boki 13” nuk ndjehen fajtorë

Maqedonia

Zoran Milevski e pranon fajin për rastin “Haraçi”, Janeva dhe “Boki 13” nuk ndjehen fajtorë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:11
Zoran Milevski

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka filluar gjykimi për rastin “Haraçi”, në të cilin të akuzuar janë Katica Janeva, Bojan Jovanovski “Boki13” dhe Zoran Milevski.

I pyetur se a ndjehet fajtor, i akuzuari Zoran Milevski tha se e pranon fajin dhe se është i vetëdijshëm për pasojat që mund të vijnë pas kësaj.

Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska, e ndau procedurën për Milevskin dhe dha pauzë.

Dy të akuzuarit tjerë Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, thanë se nuk ndjehen fajtorë për këtë rast.

Seanca e sotme filloi me vonesë, për shkak të mungesës së Bojan Jovanovskit, i cili thoshte se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Agjenda për këtë proces gjyqësor është caktuar dhe tanimë janë caktuar rreth 40 seanca për tre muajt e ardhshëm.

Ndryshe, rasti “Haraçi” u hap në korrik të këtij viti, kur Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski u arrestuan dhe përfunduan në burg, ndërsa më pas Milevski u dërgua në arrest shtëpiak.

Në gusht u arrestua edhe Katica Janeva, nën dyshimet se ka marrë të mira materiale, për t’ia lehtësuar procedurën Orce Kamçevit, i cili është i dyshuar në rastin “Perandoria”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat