LSDM: Mickoski dhe Janushev t’u bëjnë thirrje deputetëve të përkrahin kërkesën për interpretim autentik

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe Janushev t’u bëjnë thirrje deputetëve të përkrahin kërkesën për interpretim autentik

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:22
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “në vend se të tregojnë nëse do të përkrahin kërkesën për  interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje, OBRM-PDUKM vazhdon me propozime të papërgjegjshme që janë në funksion të ikjes  së drejtësisë”.

“Igor Janushev dhe Hristijan Mickoski t’u bëjnë thirrje deputetëve të përkrahin kërkesën për interpretim autentik të ngritur nga  LSDM”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, duhet një herë e përgjithmonë të përmbyllet amnistia e Ivanov dhe secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet para  ligjeve ndërsa të gjitha lëndët dhe hetimet e nisura duhet të përfundojnë.

“Propozimi i Mickoskit dhe partisë së tij do të thotë se të gjithë nga OBRM-PDUKM që për 11 vite kanë vjedhur duhet të amnistohen, të  mos marrin përgjegjësi, dhe më pastaj t’u ndalohet të merren me politikë. Kjo është e turpshme dhe joserioze”, thonë nga LSDM duke  thënë se duhet të përmbyllet amnistia e Ivanov dhe më pastaj të bisedohet për propozimet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat